Shkurt.ch
Vetëm 43% të zviceranëve kanë shtëpi të tyre
Shumica e njerëzve në Zvicër jetojnë në një apartament me qira, dhe vetëm 43.8 për qind kanë pronën e tyre. Mesatarisht, 70.9 për qind e qytetarëve të BE kanë pasuri të patundshme
Besoni ose jo, qytetarët e Rumanisë posedojnë më së shumti pasuri të patundshme në Evropë. Menjëherë pas tyre janë Lituania dhe Kroacia, ku më shumë se 90% e qytetarëve jetojnë në shtëpitë e tyre. Nga ana tjetër është Zvicra, ku më pak se 50 për qind e qytetarëve kanë shtëpinë e tyre, shkruan albinfo.ch.
Sipas të dhënave më të fundit nga “Eurostat”, Rumania ka numrin më të madh të pronarëve të pasurive të patundshme në Evropë. Në BE, më të varfrit Bullgarët, 96.6 për qind e qytetarëve jetojnë në pronën e tyre.
Lituania është e dyta me 92.3 për qind dhe Kroacia është në vendin e tretë, ku 92.1 për qind e qytetarëve kanë banesën ose shtëpinë e tyre.
Shumica e njerëzve në Zvicër jetojnë në një apartament me qira, dhe vetëm 43.8 për qind kanë pronën e tyre. Mesatarisht, 70.9 për qind e qytetarëve të BE kanë pasuri të patundshme.
Në mënyrë të konsiderueshme nën mesataren janë Gjermania (53.4 për qind) dhe Austria (57.5 për qind), ndërsa Italia (72.9 për qind) dhe Spanja (82.7 për qind) janë në pozita më të larta.
Të dhënat nga Eurosat tregojnë një qëndrim krejtësisht të ndryshëm ndaj pronësisë së pasurisë së patundshme, që shpesh është një pasqyrim i rrethanave historike. Për shembull, në Gjermani, pavarësisht nga standardi i lartë, qytetarët nuk janë të prirur për të blerë apartamente sepse pas Luftës së Dytë Botërore shumë nga familjet humbën shtëpitë e tyre. Kështu, mentaliteti kolektiv i gjermanëve nuk lidh pronësinë e pronës me diçka veçanërisht të rëndësishme. Nga ana tjetër, në Gjermani është zhvilluar një gamë e gjerë e leasing-ut të pasurive të patundshme, me kushte të favorshme financiare.
Situata është krejt e ndryshme në vendet ish-komuniste, në të cilat shumica e familjeve kanë apartamente që u janë caktuar atyre më parë, dhe dhënia me qira e pasurive të paluajtshme është rregulluar dobët.
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









