Lajme
Vetëm 30 votues kosovarë në Britani
Shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Britaninë e Madhe duket se kanë bojkotuar zgjedhjet e së dielës në vendin e tyre
Nga 32 kërkesat e paraqitura për votim nëpërmjet postët nga qytetaret e Kosovës që jetojnë ne Britani pranë KQZ-së në Prishtinë janë miratuar vetëm 30 prej tyre.
Në kushtet kur nuk ka shifra zyrtare për numrin e shqiptarëve të Kosovës, që jetojnë në Britani, mendohet se janë diku rreth 50 mijë persona vetëm nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në ishull.
Nga shifra e të regjistruarave nga ky total i bie të votojnë vetëm një grusht familjesh.
Bejtullah Destani, zëvendësambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, pasi konfirmoi shifrën e të regjistruareve i tha “Top-Channel”-it se “ambasada nuk ka ambiente të mjaftueshme për organizmin e veprimtareve nga subjektet politike pjesëmarrëse.
Ajo që ne bëjmë është vetëm të instruktojmë të interesuarit e pakët për në faqen zyrtare online të KQZ-së së Kosovës”.
Shifra e pjesëmarrjes konsiderohet jo dhe aq befasuese, por mbetet gjithsesi tronditëse.
Në zgjedhjet e kaluara, vetëm 12 shqiptarë të Kosovës morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme.
Kosova ia njeh diasporës të drejtën e votimit, por kjo është e pamjaftueshme, pasi komuniteti i shqiptarëve të Kosovës në Britani ndihet i braktisur.
Që me mbarimin e luftës në Kosovë, përveç disa organizimeve simbolike ka rënë edhe motivimi për të qenë “të angazhuar”, veçse në disa shoqatëza.
Sipas Petrit Kuçanes, drejtor i gazetës më të madhe të shqiptarëve në Britani, “The Albanian”, “përveç presidentes Jahjaga që vitin e kaluar organizoi një pritje për diasporën e këtushme dhe një vizite të Ministrit të Diasporës, të tjerët megjithë vizitat e shpeshta, harruan që të organizojnë qoftë edhe një pritje simbolike me përfaqësuesit e shqiptarëve të këtushëm”, thotë Kuçana.
Duket se që nga këtu ka filluar “ngrirja” duke shtuar edhe faktin se thuajse asnjë parti politike nuk ka shfaqur ndonjë interes për këta votues.
Kjo ka bërë që shqiptarët e Kosovës në Britani të jenë të braktisur dhe braktisës, njëkohësisht.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











