Lajme
Vetëm 15% të vaksinave AstraZeneca janë përdorur në Gjermani
Gjermania ka administruar vetëm 15% të vaksinave AstraZeneca që ka në dispozicion, tha Ministria e Shëndetësisë, pasi vaksina përballet me rezistencë publike ngase provat treguan se ishte më pak efektive se sa alternativat.
Ministria tha se vaksina do t’u ofrohej njerëzve që janë në grupe të tjera me përparësi, pasi tha në fillim të kësaj jave punonjësit shtetërorë, siç janë mësuesit dhe policia, do të kishin akses parësor, përcjell albinfo.ch.
“Asgjë nuk duhet të lihet pas”, u tha një zëdhënës i ministrisë gazetarëve, në një konferencë të rregullt të mërkurën.
Zëdhënësi i Kancelares Angela Merkel u bëri thirrje njerëzve të besojnë në vaksinën, e cila u zhvillua në Universitetin e Oksfordit në Britani, duke thënë se ishte e sigurt dhe efektive.
Më herët të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë tha se priste të merrte 16 milionë doza të vaksinës AstraZeneca në tremujorin e dytë.
Në total, Gjermania pret 56.3 milionë doza nga AstraZeneca sipas kontratës së BE-së, e cila është e barabartë me 18.7% të 300 milionë dozave për BE-në, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













