Maqedonia
14 raste me COVID-19 në Maqedoni, shërohen 103 persona
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sipas të dhënave të ISH-së gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.489 testime dhe janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus.
Prej rasteve të reja 10 janë në Shkup dhe nga një rast në Kumanovë, Kavadar, Resnjë dhe Makedonski Brod.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 103 pacientë të shëruar, ndërsa 13 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur nga tre janë nga Shkupi dhe Gostivari dhe nga një në Strumicë, Kavadar, Prilep, Kovani, Tetova, Gjevgjelia dhe Vallandova.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 155.071 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 147.043 janë shëruar dhe 5.342 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2.686.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










