Kosova
Vetëm 0.3% e arrijnë këtë sukses, Luani thyen paragjykimet në Gjermani
Një shembull frymëzimi në Gjermani: Historia e Luanit që preku zemrat e të gjithëve
Kur Luani Berisha, 20 vjeç nga Laatzen pranë Hanoverit, u thirr për të marrë diplomën e maturës, duartrokitjet nuk kishin të ndalur, një shpërthim emocionesh që zgjati 20 minuta. Ai nuk është një student i zakonshëm: vetëm 0.3% e nxënësve me nevoja të veçanta në Gjermani arrijnë të përfundojnë maturën. Luani është një prej tyre, transmeton albinfo.ch.
Në fëmijëri, Luani u përball me sfida të mëdha. U dërgua në një shkollë për fëmijë me nevoja të veçanta që në klasën e dytë, për shkak të sjelljes agresive dhe vështirësive sociale. “I hodha një karrige mësueses,” kujton ai. Ai u bullizua për pamjen e tij, u godit dhe u përjashtua shpesh. Megjithatë, nëna e tij Emine, një grua e fortë që erdhi në Gjermani nga Maqedonia pa shkollim dhe pa gjuhë, nuk e humbi kurrë besimin tek djali i saj.
Me mbështetje të palodhur nga nëna dhe dy mësues, Luani u transformua. Ai mbaroi shkollën e mesme me nota të larta dhe e përfundoi maturën me notën 2.8. Për më shumë se tre vite, ai dha mësim në një qendër refugjatësh dhe ndihmoi familje me dokumentacionin e përditshëm, shkruan Blid.
Sot, Luani ëndërron për një karrierë në Bundeswehr si oficer ose ndoshta si mësues. “Doja të tregoja se nuk isha thjesht një gabim,” thotë ai me bindje.
Një shembull i fuqishëm se si përkushtimi, dashuria dhe mbështetja mund të ndryshojnë një jetë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










