Sport
Veseli pritet të largohet nga Lugano
Veseli ka veshur në katër takime fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit, për herë të fundit në ndeshjen e “Euro 2016” kundër Francës
Frederik Veseli po bëhet gati të gjejë skuadrën e tij të shtatë në vetëm gjashtë vite karrierë si futbollist profesionist. Pas eksperiencave te Manchester City, Manchester United, Ipsëich, Bary, Port Vale dhe Lugano, tashmë lojtari është në kërkim të një sistemimi të ri, pasi skuadra zvicerane ka konfirmuar largimin e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Sipas presidentit të Luganos, Angelo Renzeti, lamtumira nuk ka qenë edhe aq miqësore dhe ai ka mbetur shumë i zhgënjyer nga sjellja e lojtarit të cilin klubi e ndihmoi në një moment të vështirë të karrierës.
“Problemi i Veselit është paksa burokratik, në aspektin që ne kishim aktivizuar një opsion për vitin e dytë në marrëveshje. Menaxheri i tij shkoi te një avokat duke thënë se në vitin e dytë duheshin rishikuar gjërat edhe pse nuk ishte në kontratë. Ne për ta mbajtur, i propozuam diçka ndryshe nga kontrata efektive, por ai nuk e pranoi, ndaj të hënën do të largohet. Janë djem që janë në duar të menaxherëve, avokatëve. Ai ka bërë xhiron e të gjithë Europës. E vetmja skuadër që i ka besuar ishim ne dhe falë nesh mbërriti edhe Kombëtaren. Unë prisja një sjellje tjetër prej tij”, deklaroi Renzeti për mbrojtësin 23 vjeçar shqiptar, i cili tashmë duhet të fillojë të kërkojë një sistemim të ri.
Veseli ka veshur në katër takime fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit, për herë të fundit në ndeshjen e “Euro 2016” kundër Francës. Ai ishte befasia e përzgjedhjes prej 23 emrash të Gianni De Biasit për turneun, duke u preferuar para lojtarëve si Gjimshiti e Rashica.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











