Lajme
Veseli: FSK-së i kërkohet ta trajnojë ushtrinë e Libisë
Komanda e NATO-s në Napoli, pritet që në fillim të muajit tjetër të japë vlerësimin për kapacitete operacionale të FSK-së, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Veseli.
Sipas tij, kjo përgjigje e mban peng vendimin për të marrë pjesë në kuadër të ushtrisë britanike në operacionet në Libi.
Ai e vlerëson të arritur të madhe kërkesën që pjesëtarë të FSK-së të trajnojnë ushtrinë e re të Libisë, një kërkesë e bërë nga një ekip i përfaqësuesve të këtij shteti.
Ndërkohë, dy grupe të pjesëtarëve të FSK-së do të trajnohen në Turqi dhe Belgjikë, kryesisht për misione paqeruajtëse jashtë vendit.
Veseli ka deklaruar se formalisht, Komanda e NATO-s ka miratuar kërkesën që grupi i parë që do të niset në misione paqësore do të jetë në kuadër të Ushtrisë Shqiptare, raporton kjo gazetë.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












