Kosova
Veriu mbetet i barrikaduar edhe sot
Edhe të hënën po vazhdojnë të qëndrojnë barrikadat në veri të Mitrovicës, të vendosura nga serbët lokalë pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, përcjell albinfo.ch.
Ditët e fundit janë përcjellë me incidente në këtë pjesë, derisa në disa raste ka pasur edhe shpërthime me shok-bomba.
Përkundër thirrjes së ambasadave amerikane dhe britanike në Kosovë e Serbi për heqje të barrikadave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të dielën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kanë deklaruar se po presin nga KFOR-i heqjen e barrikadave. Kurti ka thënë se Serbia po synon rikthimin e luftës në Kosovë.
Në anën tjetër, edhe Serbia ka mbajtur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presin lirimin e ish-policit Pantiq, duke shtuar se serbët në Kosovë po i pret një periudhë e vështirë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












