Muzikë
Vera Ora, pjesë e koleksionit të ri të Rita Orës
Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, në kuadër të bashkëpunimit të saj me brendin e veshjeve “Primark”, ka bërë një fotosesion të koleksionit të ri bashkë me nënën e saj, Vera Orën, përcjell albinfo.ch.
Nëna e Ritës ka folur për emocionet që ka pasur gjatë realizimit të kampanjës.
“Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë koleksion me të gjithë ju. Sezoni i festave ka të bëjë me bashkimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona me të afërmit, ndërkohë që kalojmë kohë të mirë dhe ‘Primarku’ e ka bërë pikërisht këtë. Faleminderit ekipit që na ndihmuan ta realizojmë këtë. Shpresoj t’ ju pëlqej po aq sa na pëlqeu neve, ndërkohë që po e realizonim setin fotografik. Faleminderit Elena Ora që e bëre të mundur këtë”, ka shkruar Vera Ora fillimisht në Instagram.
Ora ka thënë se është shumë e lumtur që mori pjesë në këtë kampanjë botërore të Ritës për ‘Primarkun’.
“Unë si nënë që punoj dhe si grua tashmë më në moshë, desha të tregoj dhe të shpreh se raportet e mira dhe bashkëpunimi me anëtarët e familjes krijojnë mundësi për familje të shëndoshë, raporte këto që janë primare për lumturinë dhe pse të mos kënaqemi pak!”, ka thënë Ora për kohanet.
Ajo ka shtuar se ky bashkëpunim ishte fantastik për të, pasi e pa si një mundësi për ta përkrahur punën që të dy bijat e saj, Elena dhe Rita, e bëjnë me përkushtim.
“Gjithashtu, përmes kësaj kampanje, pata rastin të shpreh edhe inkurajimin tim për të gjitha gratë e vajzat që t’u them se mosha nuk paraqet kufi, por mundësi të shumta që ne t’i gëzojmë”, ka thënë tutje Ora, e cila veshjet e këtij koleksion i ka vlerësuar si glamuroze dhe me stil.
Nëna e yllit, ndër të tjera ka thënë se po planifikon që festat t’i kalojnë të gjithë së bashku, duke shpresuar se puna dhe obligimet ta mundësojnë këtë.
Ndërkohë, Rita pasi ndau lajmin për koleksionin e ri përmes Instagramit, ka thënë se nëna e saj, përmes këtij fotosesioni ka dëshmuar se mosha është vetëm numër.
“Nëna ime e mrekullueshme, Vera, më është bashkuar si modele për të vënë në dukje disa veshje të këtij koleksioni dhe ka dëshmuar se mosha është vetëm numër dhe gjithkush mund të ndihet shumë mirë me veshje nga ky koleksion. Ajo është yll!”, ka shkruar ndër të tjera artistja.
Ylli ka bërë disa koleksione me brendin ne fjalë dhe kjo është hera e parë ku si modele është përfshirë nëna e saj.
Ditë më parë, në ngjarën e ndarjes së çmimeve nga televizioni i muzikës, MTV, “EMA”, Vera dhe Rita u shfaqen bashkë në tepihun e kuq, ku pozuan për fotografët e pranishëm.
E-Diaspora
-
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së Eva Millona, shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri emërohet në nivel të lartë në administratën... -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë
















