Botë
Venecia promovon ujin e çezmave
Për të luftuar ndotjen, autoritetet italiane në Venecia po promovojnë përdorimin e shisheve të ujit që mund të përdoren disa herë, madje duke tërhequr edhe vëmendjen e turistëve që të përdorin ujin e pijshëm në çezmat, të cilat gjenden në sheshet dhe rrugicat e qytetit historik italian.
Në Venecia, e cila mirëpret miliona vizitorë çdo vit, turizmi shkakton rreth 28 dhe 40% të plehrave, në varësi të sezonit.
“Në Venecia ka 190 cezma, në qendrën historike ndodhet i ashtuquajturi peshku, duke shtuar edhe ishujt përreth nga Pelestrina, në Lido, Burano, Murano dhe Torcello. Në qendër gjenden 126 prej tyre, janë të shpërndarë në gjithë territorin, në cdo 100 metra”, tha Alberto Chinellato, arkitekt në Këshillin e qytetit, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet besojnë se duke promovuar përdorimin e ujit të çezmave për ujë të pijshëm, i cili ofrohet pa pagesë, është një mënyrë për të prodhuar më pak mbetje. Për t’i bërë gjërat edhe më të lehta, kompania e shpërndarjes së ujit Veritas ka publikuar një aplikacion që tregon një hartë me të gjitha çezmat më të afërta, madje disa hotele po printojnë hartat.
“Këtu në hartë ne kemi shënuar çezmat në Venecia, i kemi nënvizuar me një pikë të vogël blu. Kjo u jep turistëve një ide vizuale se është një aksion i thjeshtë, mund të bëhet thjesht”, tregoi Gioele Romanelli, pronar hoteli në Venecia.
Venecia po përpiqet që me shpejtësi të rifitojë nga turizmi, i cili u prek shumë nga pandemia. Por pas vitit 2019 kur u arrit një total turistësh prej 5.5 milionë vizitorësh, autoritetet po përpiqen të reduktojnë numrin e vizitorëve.
Nga janari vitit që vjen vizitorët ditorë duhet të paguajnë një taksë që kanë munduar ta shmangin duke mos qëndruar gjatë natës. Taksa varion nga 3 në 10 euro në varësi të valës së turistëve dhe do të paguhet online. Turistët do të pajisen me një kod për të hyrë në pika të ndryshme të qytetit.
Të tjera nga Botë
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur












