Lajme
Vendoset në majen Säntis flamuri i Zvicrës me dimensione 80X80 metra
Puna për vënien gjegjësisht shpalosjen e flamurit gjigant filloi sapo u mor sigurimi nga shërbimi meteorologjik se nuk do të kishte probleme me motin
Përpjekja e bërë të mërkurën për shpalosjen mbi malin Säntis të flamurit më të madh të Zvicrës në botë ishte dashur të ndërpritej për shkak të kushteve atmosferike. Ndërsa në provën e tyre të dytë, sot, vendosja e flamurit me dimensione 80X80 metra, u realizua me sukses.
1 Gushti, festa nacionale e Zvicrës mund të festohet edhe duke e vizituar këtë flamur me 6400 metra katrorë.
Puna për vënien gjegjësisht shpalosjen e flamurit gjigant filloi sapo u mor sigurimi nga shërbimi meteorologjik se nuk do të kishte probleme me motin, thotë për mediet zvicerane një zëdhënës i organizatorëve, transmeton albinfo.ch.
Pak para orës 12 erdhi lajmi i gëzuar: shpalosja u realizua me sukses dhe flamuri qëndron lart me shkëlqimin e plotë, deri tash pa asnjë grisje.
Sipas një komunikate, 20 punëtorë të specializuar për punë në lartësi kanë punuar rreth dy orë për shpalosjen e flamurit.
“Për shkak të shiut dhe mjegullës, aksioni u desh njëherë për njëherë të ndërpritet, por ka ende shpresë, thonë organizatorët”, shkruan 20minuten.ch. Për nesër paradite (e enjte) është planifikuar edhe një përpjekje.
Përgjegjësit e teleferikut në Säntis dhe punonjësit e lartësive tregohen optimistë se “flamuri më i madh në botë i Zvicrës megjithatë do të rrezatojë me shkëlqimin e tij të plotë lart mbi Appenzell, transmeton albinfo.ch.
Në një komunikatë të tyre, organizatorët kanë përkujtuar edhe njëherë se kush dëshiron ta ketë një metër katror të këtij flamuri, duhet të paguajë 99 franga. Në këtë mënyrë, si “kumbarë” të flamurit më të madh të 1 gushtit, ata do të kontribuonin që kjo traditë të mbijetiojë edhe në vitet në vijim.
Edhe në vitet e kaluara kushtet klimatike kishin shkaktuar probleme në vendosjen e flamurit të përmasave 80 me 80 metra, përcjell albinfo.ch. Për shkak të erërave të fuqishme, flamuri qe grisur disa herë nga shkëmbinjtë e mprehtë të majes Säntis.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














