Bota
Vendit më të lumtur në Evropë i vdesin më shumë të rinj nga droga
Edhe këtë vit, për të pestën herë radhazi, shteti skandinav u rendit i pari në listën e vendeve më të lumtura të botës
Finlanda, vendi më i lumtur në botë, rezulton shteti evropian me numrin më të madh të vdekjeve nga droga në mesin e njerëzve nën 25 vjeç në raport me popullsinë e saj.
Shifrat shqetësuese i përcjell Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë prej tyre.
Në raportin e tij vjetor, organi monitorues evropian tregon se përdoruesit e drogës në Finlandë vdesin mesatarisht dhjetë vjet më të rinj në krahasim me ata në vendet e tjera të BE-së, si dhe në Norvegji dhe Turqi, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, Finlanda ka regjistruar pesë vdekje të tilla në javë, që është më shumë se mesatarja e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet rrugore. një tablo kjo që kontrastin thellë me tablonë e lumturisë që paraqet prej kohësh ky vend në krahasim me pjesë të tjera të globit. Edhe këtë vit, për të pestën herë radhazi, shteti skandinav u rendit i pari në listën e vendeve më të lumtura të botës.
Finlanda mori vlerësime shumë të larta për të gjitha parametrat nga raporti botëror për lumturinë, si jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe korrupsioni i ulët.
Pas saj, në listë vinin Danimarka dhe Islanda, më pas vijnë Zvicra, Holanda, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e re. Vendet më të palumtura rezultonin Afganistani, Zimbabve, e Ruanda.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










