Lajme
Vendime të mëdha në Parlamentin zviceran: Nga paraja te pensionet dhe mbrojtja
Gjatë sesionit veror të filluar të hënën, Parlamenti Federal po trajton sërish një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë financimin e pensionit të 13-të AHV, buxhetin ushtarak për vitin 2025 dhe gjashtë iniciativa popullore. Në hapje të sesionit, qytetarja e parë e vendit, Maja Riniker, i drejtoi fjalët e saj të para banorëve të Blatten-it, duke bërë thirrje për solidaritet me ata që kanë humbur gjithçka.
Paraja fizike do të garantohet në Zvicër. Pas Asamblesë Kombëtare, edhe Këshilli i Shteteve e miratoi në mënyrë unanime kundërpropozimin e drejtpërdrejtë të Këshillit Federal ndaj iniciativës popullore të Lëvizjes për Liri Zvicerane (SFL). Kushtetuta do të ndryshohet në përputhje me këtë vendim, transmeton albinfo.ch.
Ndihma emergjente prej 5 milionë frangash u miratua njëzëri nga Këshilli i Shteteve, siç ishte kërkuar nga Këshilli Federal. Asambleja Kombëtare do të votojë për këtë çështje të enjten.
Mbrojtja civile dhe shërbimi civil duhet të bashkohen për të garantuar personel të mjaftueshëm në rast katastrofash natyrore. Asambleja Kombëtare e miratoi mocionin me 113 vota pro dhe 75 kundër. E majta dhe të Gjelbrit e kritikuan këtë hap si shpërbërje të shërbimit civil. Grupi për një Zvicër pa Ushtri (GSsA) e quajti atë një zgjedhje katastrofike.
Buxheti ushtarak u miratua nga Asambleja Kombëtare. E majta e kritikoi planin si të vjetruar dhe të bazuar në skenarë jorealistë, ndërsa e djathta kërkoi rritjen e kapaciteteve të ushtrisë. Në fund, plani i paraqitur nga Këshilli Federal mbeti i pandryshuar.
Zvicra do të marrë pjesë në projektet kërkimore evropiane. Që nga afrimii me BE-në në dhjetor, këto projekte janë sërish të hapura për Zvicrën. Pas Këshillit të Shteteve, edhe Asambleja Kombëtare miratoi një fond prej mbi 600 milionë frangash për këtë qëllim.
Cigaret elektronike njëpërdorimshe, të njohura si “puffs”, do të ndalohen për shitje në Zvicër. Me 19 vota pro dhe 11 kundër, Këshilli i Shteteve kaloi mocionin për ndalim tek Këshilli Federal.
Tatimi individual për çiftet e martuara duhet të zbatohet. Ashtu si Asambleja Kombëtare, edhe Këshilli i Shteteve dha mbështetje, me një diferencë të ngushtë, për iniciativën popullore të grave të PLR-së.
Iniciativa për uljen e tarifës së radiotelevizionit SSR nga 335 në 200 franga në vit nuk po ecën mirë në Asamblenë Kombëtare. Përveç SVP-së, të gjitha partitë kanë kritikuar iniciativën popullore “200 franga mjaftojnë.” Këshilli Federal është gjithashtu kundër. Debati do të vazhdojë të mërkurën, më 11 qershor. Janë parashikuar rreth shtatëdhjetë folës, përfshirë ministrin e Telekomunikacionit, Albert Rösti.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









