Tematike
Vendim i Qeverisë së Zvicrës: Hyrja në ambiente të mbyllura, vetëm me certifikatë Covid
Në mënyrë që të mos ketë bllokim të mëtejshëm në Zvicër, Qeveria në Bernë ka marrë një vendim të mërkurën që vende të ndryshme të jenë të arritshme vetëm me një certifikatë Covid.
Këshilli Federal ka propozuar kërkesën për një certifikatë Covid në të gjitha zonat e brendshme të restoranteve, bareve dhe klubeve.
“Ndryshe nga valët e mëparshme të përhapjes së infeksionit, mbyllja e industrive të tëra ose ndalimet për aktivitete të caktuara duhet të shmangen”, shkruan Këshilli Federal. Certifikata do të zvogëlojë rrezikun e transmetimit, sepse do të mblidhen vetëm njerëz që nuk bartin virusin ose kanë një rrezik të ulët për t’u infektuar. Me kantonet dhe partnerët socialë, Këshilli Federal do të diskutojë masat deri më 30 gusht, shkruan albinfo.ch.
Këshilli Federal në Bernë propozon të shtrijë kërkesën aktuale të certifikatës Covid në disko dhe salla vallëzimi në të gjitha zonat e brendshme të restoranteve, bareve dhe klubeve.
Kontrolli i certifikatave mund të bëhet në hyrje. Certifikatat ende nuk duhet të kërkohen në tarraca dhe zona të tjera të jashtme. Të gjitha këto u bënë publike në një konferencë me gazetarë në Bernë.
Kërkesa për certifikatë nuk do të zbatohet për stafin. Për këtë, megjithatë do të zbatohen masa të tjera, të tilla, si kërkesa për bartjen e maskës. Vetëm nëse të gjithë punonjësit e pranishëm përmbushin kërkesën e certifikatës, stafi mund të bëjë punën edhe pa një maskë.
Kufizimet e aksesit për ngjarjet që zhvillohen në ambiente të mbyllura (koncerte, teatër, kinema, ngjarje sportive, ngjarje private siç janë dasmat) do të vendosen për njerëzit me një certifikatë Covid. Për arsye të mbrojtjes së të drejtave themelore, ngjarjet fetare, funeralet dhe tubimet politike përjashtohen deri në 30 persona. Rregullat e mëparshme duhet të zbatohen për ngjarjet në natyrë.
Qasja në vende të tilla si muzetë, kopshtet zoologjike, qendrat e fitnesit, sallat e ngjitjes, pishinat e mbyllura, akuaparket, banjat termale, sallat e bilardos dhe kazinotë tani gjithashtu do të kufizohet për njerëzit me një certifikatë Covid.
Në rastin e aktiviteteve sportive dhe kulturore në ambiente të mbyllura, siç janë stërvitjet ose provat e muzikës dhe teatrit, për të cilat nuk kërkohet më një maskë, qasja për njerëzit me një certifikatë Covid do të kufizohet në të ardhmen. Ky kufizim nuk do të zbatohet për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 16 vjeç dhe për grupet e përhershme prej maksimumi 30 personash që stërviten rregullisht ose bëjnë prova së bashku në dhoma të veçanta.
Një certifikatë kërkohet tashmë për disko dhe salla vallëzimi. Si një masë shtesë, grumbullimi i të dhënave të detyrueshme të kontakteve do të futet në mënyrë që të thjeshtohet gjurmimi i kontakteve.
Nga 1 tetori testi në Zvicër do të kushtojë të paktën 50 CHF
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












