Bota
Vendi ku bëhesh banor për 100€
100 euro dhe disa klikime në internet – krejt kjo është e nevojshme që të bëhesh banor rezident i Estonisë
Edhe pse e-banorët nuk janë fizikisht atje, ata kanë të drejtë të marrin pjesë në jetën ekonomike të vendit, në mënyrë që të përdorin bankat e Estonisë, dhe do të kontribuojnë në imazhin e vendit si një pionier në teknologji, shkruan “The Guardian“, përcjell albinfo.ch.
Popullsia e Estonisë mezi mbërrin 1,3 milion njerëz, dhe fuqia punëtore është 650,000, por në të ardhmen numri do të ulet për shkak të plakjes së popullsisë dhe emigrimit.
“Tërheqja e emigrantëve është një mundësi për ne, njerëzit preferojnë Suedinë dhe Norvegjinë,” thotë drejtori ekzekutiv i qeverisë estoniane, Taavi Kotka.
Në ditët pas “Brexit”, kërkesat elektronike për të qëndruar në Britani u rritën me dhjetë herë, edhe pse deri më tani vetëm 616 britanikë janë regjistruar si qytetarë digjitalë.
“Biznesi kërkon për të siguruar aksionarë që do të jenë në gjendje për të paguar pagat në euro”, shpjegon iniciatori i programit për banor digjital, Caspar Kornos. Sipas tij, rreth 60% e të të regjistruarve e kanë bërë për këtë biznes ndërsa të tjerët mbështesin idenë.
Numri i përgjithshëm i e-banorëve të Estonisë tani ka mbërritur në 12.000, por vendi kërkon një total prej 10 milionë.
Qeveria do të monitorojë aktivitetet financiare të e-banorëve. Përveç regjistrimit të biznesit në Estoni nuk do të thotë se taksat do të paguhen aty, përveç nëse pjesa themelore e biznesit nuk zhvillohet brenda vendit.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese








