Lajme
Vendi evropian ku është shfaqur lija e majmunit
Autoritetet suedeze njoftuan sot se vendi ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve, një infeksion viral që përhapet përmes kontaktit të ngushtë, raporton “Reuters”.
“Gjatë pasdites morëm konfirmimin se në Suedi kemi një rast të llojit më të rëndë të lisë, atë të quajtur clade one”, tha ministri i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Jakob Forsmed, në një konferencë për shtyp.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli të enjten një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet për shkak të përhapjes së virusit të shytave, i njohur më parë si lija e majmunëve.
Pas shpërthimit të epidemisë në Republikën Demokratike të Kongos, infeksioni u përhap në vendet fqinje.
Ky virus mund të përhapet përmes kontakteve të ngushta ndërpersonale dhe më së shpeshti shfaqet me simptoma të lehta, por në raste të rralla infeksioni mund të jetë fatal me simptoma të ngjashme me gripin dhe lezione purulente në trup, shkruan agjencia britanike.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











