Lajme
Vendet në këmbë në avion? Linjat ajrore evropiane synojnë t’i sjellin deri në 2026
Linjat ajrore me kosto të ulët në Evropë janë duke shqyrtuar futjen e një forme të re udhëtimi vendet në këmbë, të njohura si Skyrider 2.0, deri në vitin 2026.
Këto ulëse inovative janë të dizajnuara për të reduktuar kostot dhe për të rritur numrin e pasagjerëve në fluturimet e shkurtra. Sediljet janë të vendosura në një kënd prej 45 gradësh, me pasagjerët të mbështetur në një strukturë të ngjashme me jastëk biçiklete dhe të pajisur me rripa sigurie si ata të parashutistëve.
Çfarë përfitimesh sjell ky ndryshim?
-
Uljen e çmimeve të biletave: deri në vetëm 1-5 euro.
-
Reduktim i peshës së ulëseve (pothuajse gjysma e ulëseve standarde), gjë që ndihmon në kursimin e karburantit.
-
Rritje e kapacitetit të pasagjerëve me rreth 20% për çdo fluturim.
Sfida dhe shqetësime
Megjithëse koncepti premton udhëtime më të lira, çështjet e sigurisë dhe rehatisë mbeten të hapura veçanërisht në rastet emergjente. Deri më tani, autoritetet rregullatore nuk e kanë miratuar këtë dizajn, duke e shtyrë zbatimin.
Nëse pengesat kalohen dhe siguria garantohet, Skyrider 2.0 mund të ndryshojë mënyrën se si udhëtojmë në distanca të shkurtra, veçanërisht për ata që kërkojnë fluturime të lira pa luksin e ulëseve tradicionale.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











