Bota
Vendet ku nënshtetësia po shitet për 100 mijë dollarë
Pesë vende të Karaibeve aktualisht ofrojnë shtetësinë në këmbim të kontributit për vendin apo një investimi në një sektor të përcaktuar
Uraganet që përfshin vendet e Karaibeve, kanë lënë pasoja të mëdha. Shumë shtete shesin shtetësi me çmime dramatikisht të ulëta në një përpjekje për të mbledhur fonde, duke ndezur në të njëjtën kohë edhe shqetësimet se programi mund të keqpërdoret.
Shumë shtetas të lindur në Iran kanë shprehur dëshirën për të blerë nënshtetësinë t’i shpëtuar sanksioneve dhe për të investuar në SHBA, shkruan “TCH”.
Në disa raste, ata që pranojnë të paguajnë 100 mijë dollarë apo më shumë për shtetësinë, nuk kanë nevojë as të vizitojnë vendin para se të marrin dokumentacionin, përcjell albinfo.ch.
Pesë vende të Karaibeve aktualisht ofrojnë shtetësinë në këmbim të kontributit për vendin apo një investimi në një sektor të përcaktuar.
Për shumë pasaporta të këtyre vendeve është e lejueshme edhe udhëtimi pa viza në Bashkimin Evropian.
Uraganet Irma dhe Maria gjunjëzuan Karaibet vjeshtën e kaluar duke shkatërruar dhjetëra ishuj, mes të cilëve edhe ata ku shtetësia përmes investimit është një opsion.
Ishujt e Shën Kittit dhe Nevisit, në shtator të vitit të kaluar, ngritën një fond ndihmash për uraganin që lejon të huajt të kontribuojnë me 150 mijë dollarë në këmbim të shtetësisë.
Antigua dhe Barbuda më pas ndoqën të njëjtin shembull duke përgjysmuar kontributin bazë nga 200 në 100 mijë dollarë.
Ishulli i Grenadës po ashtu ka ulur çmimin e shtetësisë ndërsa Shën Lucia dhe Dominika, ka ruajtur kuotat e mëparshme të 100 mijë dollarëve.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









