Kosova
Vendet e Quint-it: Luftoni koronavirusin, jo politikën
Ata u kanë bërë thirrje udhëheqësve institucionalë dhe politikë në Kosovë që të përqendrohen në luftën kundër sëmundjes COVID-19
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, të njohura si vendet e Quint-it, u kanë bërë thirrje udhëheqësve institucionalë dhe politikë në Kosovë që të përqendrohen në luftën kundër sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga një koronavirus i ri, raportojnë mediat kosovare.
Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve disa orë në ditë, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kundërshtuar këtë vendim dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Në Kosovë janë komfirmuar 61 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.
“Në këtë moment kritik, i nxisim ata (udhëheqësit) të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë, e jo politikës, duke iu kujtuar se vendet tona i kanë marrë të gjitha masat e jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave të vendeve të Quint-it.
Javën e kaluar, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës – parti partnere e koalicionit qeverisës – ka iniciuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit ka shkarkuar nga pozita e ministrit të Brendshëm, Agim Veliun, i cili vjen nga LDK-ja.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











