Lajme
Vendet e ndotura: Zvicra dhe Shqipëria, në kahe të kundërta
Cilësia e ajrit, ujit dhe tokës ku jetojmë, pa diskutim që janë një përcaktues i rëndësishëm i cilësisë së jetës që ne bëjmë
Për fat të keq viti 2020 pritet të jetë sërish i zymtë për sa i përket ndotjes në Shqipëri. Sërish, edhe për këtë, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, janë vendet më të ndotura të Evropës.
Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga Numbeo.com, dy vendet ballkanike dhe qytet-shteti i Monakos kanë shënuar pikët më të larta të indeksit.
Në vitin 2020, Indeksi i Ndotjes në Maqedoninë Veriore shënoi 80.23 pikë, ndërsa në Shqipëri 77.77 pikë, transmeton Monitor.
Në dy vjetët e fundit Indeksi i Ndotjes në Shqipëri ka shënuar përkeqësim. Në fillim të 2018-ës ky indeks vlerësohej 75.2 pikë, përcjell albinfo.ch.
Për të gjeneruar një indeks aktual (i cili përditësohet gjithmonë) Numbeo përdor të dhëna të mbledhura deri në 36 muaj. Numbeo përfshin vetëm qytete për të cilat ka të paktën një numër të caktuar kontribuesish. Indeksi publikohet dy herë në vit.
Indeksi i Ndotjes është një vlerësim i ndotjes së përgjithshme në një qytet të caktuar. Pesha më e madhe i jepet ndotjes së ajrit, sesa ndotjes / aksesit të ujit, të cilët përbëjnë dy faktorët kryesorë të ndotjes. Ndërsa një peshë e vogël u jepet llojeve të tjera të ndotjes.
Kështu, nëse do të shikojmë hartën e gjeneruar nga të dhënat e mbledhura nga NUMBEO, Evropa Lindore vijon të jetë më e ndotura në Evropë.
Në 10 vendet më të ndotura pas Shqipërisë renditet Bullgaria me një indeks prej 65.33 pikë, Ukraina me 65.08, Bosnje dhe Hercegovina me 62.33, Serbia me 60.2, si dhe Rumania me 58.2.
Nga ana tjetër, vendet me ndotjen më të ulët janë ato të Evropës Perëndimore. Vendi më pak i ndotur i Evropës është Finlanda, ku sipas Numbeo ka shënuar vetëm 11.55 pikë. Në vend të dytë renditet Islanda me 16.21 pikë, ndjekur nga Suedia me 18.09 pikë.
Estonia dhe Norvegjia kanë shënuar gjithashtu më pak se 20 pikë për sa i përket treguesve të ndotjes në këto vende.
Lista e dhjetë vendeve më pak të ndotura renditen: Danimarka, Austria, Zvicra, Sllovenia dhe Luksemburgu.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












