Lajme

Vendet e Ballkanit vendosin kuota ditore për refugjatët

Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia në të adhmen do të lejojnë të hyjnë në kufijtë e tyre maksimalisht nga 580 refugjatë në ditë

Disa nga vendet e të ashtuquajturës “rrugë ballkanike të refugjatëve” kanë vendosur të ndjekin shembullin e Austrisë, duke vendosur edhe ato kontigjente ditore, gjegjësisht duke kufizuar numrin e refugjatëve që lejohen të hyjnë në vendet përkatëse.

Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia në të adhmen do të lejojnë të hyjnë në kufijtë e tyre maksimalisht nga 580 refugjatë në ditë. Shefat e policive të këtyre vendeve kanë arritur pajtimin për caktimin e kontigjenteve të përmendura, ka konfirmuar një zëdhëës i Policisë së Sllovenisë për agjencitë e lajmeve.

Ky vendim ka ardhur si rezultat i konferencës për refugjatët që u mbajt dy ditë më parë në Vjenë, e thirrur nga Qeveria e Austrisë. Në të morën pjesë ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të nëntë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në atë konferencë Austria dhe vendet pjesëmarrëse kanë arritur pajtimin për një veprim të përbashkët që do të çojë në reduktimin e numrit të refugjatëve.