Lajme
Vendet e Ballkanit „filtrojnë“ refugjatët
Vendet e Ballkanit kanë filluar filtrimin e fluksit të refugjatëve në Evropë, duke lejuar kalimin vetëm për ata që largohen nga zonat e konfliktit nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, ndërsa refugjatët e tjerë si emigrantë ekonomikë kthehen mbrapa.
Ky veprim la qindra njerëz të bllokuar në tokën e askujt. Në kufirin serb me Kroacinë rreth 400 refugjatë ishin të bllokuar në hyrjen në vendet anëtare të BE-së, sipas UNHCR-së.
Qindra refugjatë janë bllokuar në tokën e askujt midis Maqedonisë dhe Greqisë, zyrtarët maqedonas nuk mendojnë për ngritjen e gardhit. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedoniës thanë se aktualisht nuk po punojnë në ngritjen e gardhit në kufirin me Greqinë, por në pastrimin e terrenit.
Thirrjet për më shumë kontrolle janë shtuar sidomos pas shpërthimeve në Paris, pasi informacionet flasin se njëri nga sulmuesit e dyshuar ishte infiltruar në mesin e refugjatëve, të cilët kaluan përmes rrugës ballkanike.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












