Kosova
Vëllai nga Zvicra i vrasësit të vajzës në Ferizaj: “Ka njollosur emrin e familjes”
"Por ai nuk dëgjonte askënd". Gjatë gjithë jetës së tij, D.K. kishte shkaktuar probleme dhe kishte njollosur emrin e familjes

Duke qenë se dy personat e dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe në Ferizaj kanë lidhje me Zvicrën, mediat zvicerane janë duke i kushtuar hapësirë të konsiderueshme kësaj vrasje të rëndë.
Kështu, 20 minuten.ch shkruan veç tjerash se “D.K. (29) u arrestua në jug të Kosovës pasi dyshohet se ka vrarë gruan e tij 18-vjeçare. Vëllai i tij i madh jeton në Zvicrën perëndimore dhe ka komentuar vrasjen në mediat sociale.
Për arrestimin e vëllait të tij të vogël, K.K. uron policinë kosovare dhe të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në këtë drejtim: “Shpresoj që ai të marrë dënimin që i takon”.
Në fund, ai shpreh ngushëllimet e tij për familjen e viktimës: “Zoti ju dhëntë forcën dhe guximin”, transmeton albinfo.ch. Ai gjithashtu thotë se shpreson se të gjithë duhet të ndihmojnë për të parandaluar akte të tilla në të ardhmen “dhe për të luftuar për mirëqenien e fëmijëve tanë”.
Pas dy ditësh në arrati, 29-vjeçari D.K. * është arrestuar në Kosovë të martën, vazhdin 20minuten. Dyshohet se ai ka vrarë 18-vjeçaren O.M. në qytetin e Ferizajt. Ashtu si bashkëpunëtori i tij i supozuar A.S. * (32 vjeç), edhe D.K. ka një lidhje me Zvicrën: Vëllai i tij i madh K.K. (35) jeton në Zvicrën frengjishtfolëse.
Pas arrestimit të D.K., ai u shpreh në një postim të gjatë në mediat sociale: E gjithë familja mbeti pa fjalë për veprën që thuhet se ka kryer vëllai i tij.
“Ai nuk dëgjonte askënd”
K.K. gjithashtu shkruan se ai gjithmonë është përpjekur t’i jepte këshilla dhe ndihmë vëllait të tij të vogël: “Por ai nuk dëgjonte askënd”. Gjatë gjithë jetës së tij, D.K. kishte shkaktuar probleme dhe kishte njollosur emrin e familjes.
I dyshuari për bashkëpunim në vrasje, banor në kantonin e Lucernit
I dyshuari si bashkëpunëtor në këtë vrasje, 32-vjeçari A.S. jetonte në perëndim të Kantonit të Lucernit dhe punonte në një kompani ndërtimi. Fqinjët e tij thonë se ai nuk kishte rënë në sy për ndonjë gjë, transmeton albinfo.ch. Por ata nuk e kishin parë prej muajsh.
Qendra e tij e jetës dhe rrjetit social ishte në Suedi.
Ngjashëm e njihnin atë edhe në punë: një kolege e përshkruan atë si të qetë, ai nuk tërhiqte ndonjë vëmendje të veçantë. Sipas disa burimeve, 32-vjeçari është shtetas suedez dhe ka një apartament në Suedinë jugore. Ai nuk kishte pasaportë zvicerane, siç shkruan Departamenti Federal i Punëve të Jashtme.
E-Diaspora
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm 31 vjeçari shqiptar Sabajet Shuti, pjesëtar i grupit “Hellbanianz” është dënuar me burgim të përjetshëm në...
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor