Kosova
Vëllai i mërgimtarit të arrestuar në Serbi kërkon ndihmë nga shteti i Kosovës
Familjarët e Matoshit po kërkojnë nga krerët e shtetit që t’i ndihmojnë për lirimin e tij
Policia e Serbisë më 13 gusht në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë kishte arrestuar stomatologun Ibrahim Matoshi, me akuzën se ai ka kryer një krim në shtator të vitit 1999, në fshatin Verbicë e Kmetocit, të komunës së Gjilanit.
Familjarët e Matoshit po kërkojnë nga krerët e shtetit që t’i ndihmojnë për lirimin e tij.
Vëllai i tij, Musli Matoshi, ka bërë thirrje që ta ndihmojnë për lirimin e vëllait të tij, pasi mbrojtja e tij i tejkalon mundësitë familjare, përcjell albinfo.ch.
Ai ka kërkuar reagim dhe mbështetje institucionale, duke thënë se dy shtetet duhet të diskutojnë, pasi kjo është një temë politike dhe të mbrohen edhe qytetarët e tjerë të cilët mund të bëhen pre e akuzave të tilla.
“Dua t’ua bёj me dije se mbrojtja e Ibrahimit i tejkalon mundёsitё tona familjare. Mbrojtja e Ibrahimit kёrkon reagim dhe mbështetje institucionale dhe ёshtё shndërruar nё temё politike qё duhet tё diskutohet nё mes tё dy shteteve me qёllim qё tё mbrohen qytetarёt e tjerё qё mund tё bёhen pre e fabrikimeve tё tilla. Ibrahimi dhe ne si familja sot kemi nevojё pёr ndihmën tuaj institucionale, politike profesionale. Duke i ndihmuar Ibrahimit, ju i ndihmoni institucionet dhe qytetarёt e Kosovёs, qё ёshtё pёrgjegjёsi dhe obligim juaji institucional”, ka shkruar Matoshi.
Po ashtu, thirrje për ndihmë ai i ka bërë edhe përfaqësuesses së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, shefit të Misionit të BE-së, Jan Braathu dhe përfaqësuesit të Quint-it në Kosovë.
Ai ka bërë thirrje që ta ndihmojnë krerët e shtetit të Kosovës. Ai ka paralajmëruar se do të organizojë një protestë në Gjilan dhe Prishtinë, në përkrahje dhe mbrojtje të Ibrahimit, së bashku me aktivistë të të drejtave të njeriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













