Futboll
Vedat Muriqi, në kërkim të një klubi të ri
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, thuhet se nuk është i kënaqur te Lazio dhe i ka kërkuar menaxherit të tij t’ia gjejë një klub të ri, teksa në sfond menjëherë është shfaqur ish-skuadra e tij, Fenerbahce.
Muriqi u transferua verën e kaluar nga Fenerbahce te Lazio për një shifër të raportuar rreth 18 milionë euro.
Megjithatë, sulmuesi prizrenas ka dështuar t’i tregojë vlerat dhe shumicën e kohës ka qenë zgjedhje e dytë pas italianit Ciro Immobile.
Sipas mediumit turk Fotomac, Muriqi është i pakënaqur me këtë situatë dhe i ka kërkuar menaxherit të tij t’ia gjejë një klub të ri.
Muriqi nuk po arrin ta gjejë formën ideale te Lazio
Menaxheri i tij thuhet se ka kontaktuar menjëherë drejtuesit e Fenerbahces, duke ua ofruar shërbimet e sulmuesit prizrenas.
Klubi turk është i hapur për ta rikthyer Muriqin në Stamboll, pasi tentoi disa herë transferimin e tij në verë, por Lazio nuk ishte e hapur për të lejuar largimin e tij.
Edhe qëndrimi i trajnerit Vitor Pereira për Muriqin thuhet se është pozitiv dhe gjatë afatit të janarit mund të ketë të reja në aksion Romë-Stamboll.
Muriqi, duke festuar një gol me Fenerbahcen në të kaluarën
Vlera e tregut, 9 milionë euro
Fenerbahce thuhet se do t’i bëjë ofertë Lazios që të lejojë huazimin e Muriqit me opsion blerje nëse gjithçka shkon mirë.
Vlera aktuale e tregut e Muriqit, i cili ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ka rënë në rreth 9 milionë euro.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











