Futboll
Vedat Muriqi, në garë për lojtarin e muajit në La Liga
Vedat Muriqi ka kompletuar një huazim mjaft të suksesshëm në La Liga te Mallorca.
Sulmuesi nga Kosova iu bashkua Mallorcas në janar si i huazuar nga Lazio dhe arriti t’i mbante në elitën e futbollit spanjoll.
28-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje në La Liga duke shënuar pesë gola e duke asistuar në tre të tjerë.
Mallorca pritet ta aktivizojë klauzolën për blerjen përfundimtare të tij, pasi Muriqi është bërë shumë i dashur edhe nga tifozët.
Reprezentuesi kosovar së fundmi është përfshirë në listën e ngushtë të futbollistëve për çmimin më i miri i muajit maj në La Liga.
Përveç Muriqit, në këtë listë janë edhe Iago Aspas (Celta Vigo), Rodrigo De Paul (Atletico Madrid), Rodrygo (Real Madrid), Lucas Perez (Cadiz), Rodriguez (Real Betis) dhe Pedroza i Villarreal.
Muriqi luajti katër ndeshje për Mallorcan në muajin maj, ku skuadra e tij mori shtatë pikë, derisa prizrenasi kontribuoi me një gol e dy asistime.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













