Lajme
Veç restoranteve, ky kanton mbyll edhe shitoret
"Mbylljet vetëm në sektorin e hotelierisë nuk janë të mjaftueshme për të sjellë një ulje të dukshme të numrit të infeksioneve ose vlerës riprodhuese mbi mesataren krahasuar me kantonet e tjera"
Kantoni i Aargaut shkon të paktën një hap më larg se Këshilli Federal kur bëhet fjalë për masat e frenimit të koronës. Nga e hëna e tutje, në Aargau mund të blihen vetëm ushqime, shkruan srf.ch.
“Rritja e vazhdueshme e numrit të infeksioneve dhe kërcënimi i mbingarkesës së sistemit shëndetësor kërkojnë veprim të menjëhershëm” është deklaruar në një njoftim mediatik nga qeveria e kantonit.
“Për shembull, në Aargau, ndër të tjera, do të mbyllen shitoret, tregjet dhe dyqanet erotike ndërsa takimet në hapësiratpublike do të kufizohen në 5 persona” vazhdon njoftimi për shtyp, transmeton albinfo.ch. Përjashtime bëjnë dyqanet ushqimore, barnatoret, pikat e shitjes së ofruesve të telekomunikacionit, dyqanet e riparimit, dyqanet e luleve dhe ofruesit e shërbimeve si floktoret dhe ordinancat e fizioterapisë.
Shkollat e mesme dhe shkollat profesionale fillojnë me një javë mësimi në distancë pas pushimit të Krishtlindjes, përcjell albinfo.ch. Ndërsa shkollat fillore rifillojnë funksionimin e rregullt.
Pse kantoni Aargau shkon më larg se qeveria federale?
“Përvoja nga kantone të tjera tregon se mbylljet vetëm në sektorin e hotelierisë nuk janë të mjaftueshme për të sjellë një ulje të dukshme të numrit të infeksioneve ose vlerës riprodhuese mbi mesataren krahasuar me kantonet e tjera”, thonë në qeverinë e kantonit.
Incidenca në kantonin Aargau është 395 dhe është mbi mesataren e Zvicrës.
Masat hyjnë në fuqi të dielën, 20 Dhjetor dhe zbatohen deri më 22 Janar 2021. Edhe këtu , Aargau është para federatës: masat e të cilës hyjnë në fuqi më 22 dhjetor, pra dy ditë më vonë
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














