Lajme
“Veç bukurisë, Shqipëria ka edhe potencial ekonomik”
Rolf Alther synon që me "Shoqatën Zvicër-Shqipëri" të promovojë marrëdhëniet ekonomike në mes dy vendeve
«Me Shqipërinë Rolf Alther është ndeshur rastësisht. “Në të vërtetë unë doja që të bëja diçka në Kosovë”, thotë ai. Por, ajo ishte e paralizuar politikisht dhe nuk e pashë se çfarë mund të bëja atje”.
Pastaj ai qe kthyer në Zvicër përmes Shqipërisë. Është bukur atje, kishte dëgjuar. “Ashtu edhe ishte. Por unë pashë gjithashtu edhe potencialin e madh të këtij vendi”. Një potencial edhe për Zvicrën, beson ai. Kjo kishte ndodhur para pesë vitesh.
Me t`u kthyer në Zvicër, Altherr themeloi “Shoqatën Zvicër Shqipëri”. Ndërmarrësi dhe ish deputeti kantonal, synon që përmes kësaj shoqate të promovojë marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore në mes të dy vendeve.
Intensive, këto marrëdhënie nuk janë akoma. 2.7 për qind e eksportit të Shqipërisë rrjedh në Zvicër, ose gjithsej 38 milionë franga. Partneri larg më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë është Italia.
“Ky orientim i njëanshëm nuk është i mirë për vendin”, thotë Rolf Alther. Kjo dhe për faktin se Shqipëria ka disa gjëra që mund t`ua ofrojë ndërmarrjeve zvicerane: Një industri tekstili të zhvilluar mirë, prodhime bujqësore, burime natyrore. Dhe, paga të ulëta: 145 euro në muaj është paga minimale në Shqipëri.
“Përse duhet t`i sjellim të gjitha gjërat nga Kina”, pyet Alther. “Shqipëria është në Evropë, dy orë larg me aeroplan”, dhe nuk shkilen të drejtat e njeriut atje.
Alther nuk është krejt i vetëm në përpjekjet e tij. Edhe organizata zvicerane për promovimin e importit “Sippo” merret me Shqipërinë. Kjo dhe ishte arsyeja që shoqata Zvicër-Shqipëri kishte ftuar javën e kaluar udhëheqësin e projektit “Sippo” Ralph Langholz për të folur para të interesuarve lidhur me aktivitetet në Shqipëri.
Por, jo të gjithë pjesëmarrësit në debat u treguan veçanërisht të impresionuar me Shqipërinë – u fol me tone kritike mbi besueshmërinë e partnerëve shqiptarë.
“Natyrisht, nuk mund ta krahasosh Shqipërinë me Zvicrën”, thotë Rolf Alther. Natyrisht që ndërmarrjet e atjeshme kanë nevojë për mbështetje aktive – të tillë çfarë po e ofron edhe “Sippo”.
Por më së shumti probleme atij i shkakton imazhi i keq i shqiptarëve në Zvicër. Sado që janë të pakët ata që vijnë nga vetë Shqipëria. Por edhe në këtë pikë ka përmirësime, konstaton ai pas pesë vitesh ekzistimi të shoqatës Zvicër-Shqipëri. “Është i çmendur ai?”, thuhej për të në fillim. Por kjo tash ka ndryshuar. Dhe, durimi shpaguhet – dy ndërmarrje të mëdha zvicerane, sidoqoftë, tashmë kanë nuhatur suksesin. (Përkthyer nga St.galler Tagblatt)
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë









