Kosova
Vdiq Nazif Gashi, legjenda e boksit kosovar
U nda nga jeta ish-boksieri Nazif Gashi
Raportohet se ka vdekur në moshën 74-vjeçare Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të sportit të Kosovës në histori, përcjell albinfo.ch.
Gashi ka pasur karrierë të pasur si boksier. Ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.
Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarët e tij.
Në vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre.
I lindur më 1 tetor të vitit 1951, Nazif Gashi u bashkua me ekipin e parë të Prishtinës në vitin 1971.
“Unë kur kam ardhur në klubin e Prishtinës, kur kam hyrë në ekipin e parë, në vitin 1971, klubi vetëm sa kishte hyrë në Ligën e Parë të Jugosllavisë. Në atë kohë prej fundit të tabelës ne u bëmë kampion. Ishte një sukses i mirë, bëhej punë e mirë në klubin e Prishtinës, një ndryshim pozitiv. Pesë tituj rresht i kemi fituar”, tregonte Gashi.
Stili i boksit i Gashit dhe fitoret e tij të mëdha janë përmendur gjatë dhe përmenden ende nga tifozët besnikë të boksit.
Prej fitoreve më të famshme të tij ishte ajo e vitit 1974 në Beograd ndaj kampionit të atëhershëm të Evropës, Marjan Beneshi. E kishte mposhtur në kuadër të turneut “Doreza e Artë”.
Gjatë karrierës ka mposhtur edhe boksierë të tjerë të njohur në ish-Jugosllavi.
Në periudha të ndryshme ishte pjesë e Federatës së Boksit të Kosovës. Ishte edhe trajner i boksit e selektor, ndërsa për shumë vite i përshirë në bodibilding e fitnes.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











