Lajme

Vdiq këngëtari Dr.Flori

Florand Kondi i njohur me emrin artistik si “Dr Flori” vdiq nga shkaqe natyrale, edhe pse mediet dyshojnë se vdekja ka ardhur nga mbidoza

Njëri nga këngëtarët më të njohur të plejadës së fundit, Florand Kondi i njohur me emrin artistik si “Dr Flori” ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin e Tiranës në moshën 35 vjeçare. Ai vdiq nga shkaqe natyrale, edhe pse mediet dyshojnë se vdekja ka ardhur mbi mbidoza.

Vdekjen e Dr.Florit e kanë pohuar edhe burime nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza në Tiranë’. Përdorimi i drogës në sasi të madhe dyshohet se ka qene shkaku që këngëtari ka renë ne kolaps. Megjithatë këtë do ta vërtetojë mjekësia ligjore, pasi që ish-këngëtari gjendet në morg.

Mësohet se “Dr Flori’ ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa oë ora 10:30 është vërtetuar vdekja.

I ndjeri ishte anëtari i grupit ‘West Side Family” i cili u bë i njohur me këngën “Ku ka si Tirona’, që u performua krah kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. “West Side Family” arriti të krijonte edhe një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh të njohura, por më pas u shpërbë.

Kondi pas vetes ka lënë gruan dhe dy fëmijë.