Kosova
Vdiq ish senatori amerikan Bob Dole, shkrimin e fundit në Twitter ia kishte kushtuar Kosovës
Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, vdiq të dielën në moshën 98 vjeçare.
Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e postoi njoftimin të dielën në Twitter, duke theksuar se ai vdiq në gjumë. Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, shkroi ajo.
Në muajin shkurt të këtij viti, ish senatori Dole, bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Gjatë karrierës së tij 36-vjeçare në Capitol Hill, ish senatori republikan, Bob Dole u bë një nga ligjvënësit dhe udhëheqësit më me ndikim në Senat.
Robert Joseph Dole, lindi më 22 korrik të vitit 1923 dhe ishte një nga katër fëmijët e familjes Dole në Russell të Kanzasit.
Si toger i ushtrisë amerikane në Luftën e Dytë Botërore, ai udhëhoqi një sulm në një fole mitralozash gjermanë në Itali. Një predhë i shkatërroi shpatullën e djathtë, i paralizoi krahun, i dëmtoi kurrizin dhe i kushtoi një veshkë. I dekoruar për heroizëm, Bob Dole kaloi 39 muaj në spitale para se të kthehej në jetën civile.
Ai u përpoq tre herë të bëhej president. E fundit ishte në vitin 1996, kur ai ishte kandidat republikan dhe humbi në garë me ish presidentin Bill Clinton. Ai kërkoi nominimin presidencial të partisë së tij në vitin 1980 dhe në vitin 1988, ndërsa ishte kandidat për zëvendëspresident në vitin 1976 bashkë me ish presidentin Gerald Ford.
Dole shkrimin e tij të fundit në rrjetin social Twitter e pati kushtuar Kosovës.
Ai i kishte njoftuar ndjekësit e tij për një takim virtual që do të realizohej kushtuar Kosovës.
“Nesër do të jetë një program virtual tërheqës dhe emocionues. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën,” ka shkruar Dole.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











