Lajme
Vdesin dy vëllezërit në Repë të Podujevës, u qëlluan me armë
Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Repë të Podujevës, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Personi i plagosur është dërguar me urgjencë në QKUK.
Mirëpo, policia njofton se edhe personi i dytë ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.
“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ai është 41-vjeçar”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Të dy viktimat janë vëllezër, teksa dyshohet se u vranë nga fqinji i tyre 65-vjeçar për çështje pronësie.
Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet lidhur me rastin. Ndërsa dorasi ende gjendet në arrati.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














