Lajme

Vdes tragjikisht në vendin e punës i riu kosovar në Slloveni

Shqiptari nga Kosova humb jetën në vendin e punës, lajmi konfirmohet nga autoritetet sllovene

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në diasporë. Mërgimtari nga Kosova,L.B, me prejardhje nga fshati Shkozë i Malishevës, ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Slloveni, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur gjatë orarit të punës, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura publikisht. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga Policia sllovene, si dhe nga organet shëndetësore përkatëse.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./Albinfo.ch