Lajme
Vdes themeluesi i Red Bullit, njeriu më i pasur në Austri
Dietrich Mateschitz konsiderohej austriaku më i pasur, i cili përveç kompanisë “Red Bull”, bëri emër me aktivitetet e tij sponsorizuese në sektorin e sportit

Ka vdekur themeluesi i “Red Bull”-it, Dietrich Mateschitz, sipërmarrësi më i njohur në Austri, i cili arriti të krijojë një kompani globale të pijeve energjike. Pas një sëmundje të rëndë, ai vdiq mbrëmë në moshën 78-vjeçare. Këtë e ka bërë të ditur kompania “Red Bull Group” të shtunën në mesnatë.
“Në këto momente, pikëllimi ka mbuluar të gjitha ndjenjat. Por, së shpejti pikëllimi do t’i hapë vendin mirënjohjes, për atë që ai ndryshoi, lëvizi dhe bëri të mundur për kaq shumë njerëz”, shkruan kompania “Red Bull”, në një njoftim drejtuar punonjëseve të kompanisë. “Është detyrë dhe përgjegjësi e ne të gjithëve që të vazhdojmë veprën e jetës së tij në frymën e tij”, shkruan në fund të mesazhit.
Kush ishte Dietrich Mateschitz?
Dietrich Mateschitz lindi më 20 maj 1944 në Sankt Marein im Mürztal. Pasi studioi për administrim biznesi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Vjenës, (tani Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit), ai fillimisht punoi për “Jacobs Kaffee” dhe “Blendax”. Gjatë një udhëtimi pune, ai u bë i vetëdijshëm për pijen energjike aziatike “Krating Daeng”, ose “Red Bull” në anglisht. Fitoi të drejtat e licencës dhe themeloi kompaninë në vitin 1984 së bashku me familjen prodhuese Thai Yoovidhya. Në vitin 1987 Red Bull del për herë të parë në treg, ndërsa tre vjet me radhë Mateschitz kishte punuar në konceptin e marketingut për të pasur një rrugëtim të suksesshëm.
Gjatë viteve të para, Red Bull drejtoi një strategji marketingu, e cila përfshinte gjithnjë e më shumë sponsorizimin në sektorin e sportit. Në fillim ishte më shumë për sportet ekstreme, por gradualisht në fokus erdhi sporti popullor – nga klubi i futbollit Red Bull Salzburg (më vonë edhe ekipin gjerman, “RB Leipzig”) te ekipet e hokejit mbi akull dhe ekipet e tyre të Formula 1. Si bashkëthemelues i fondacionit “Wings for Life”, Mateschitz ishte i përkushtuar për të kërkuar shërimin e paraplegjisë.
Miliarderi austriak ishte gjithashtu i përfshirë në sektorin e medias – ai kishte në pronësi televizionin austriak “Servus TV”.
Revista amerikane “Forbes” e renditi atë në vitin 2022 me një pasuri prej 27.4 miliardë dollarësh në vendin e 51-të në renditjen globale të miliarderëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj