Lajme
Vdes në rrugë, askush nuk i jep ndihmë: Prokuroria nis hetimet
Disa qytetarë kaluan përskaj xhenazes pa i bërë fije përshtypje fakti se bëhej fjalë për një jetë njeriu. Tashmë i vdekuri, ishte 63 vjet nga rajoni i Kumanovës dhe viteve të fundit jetonte në Gjilan

Një hije e rëndë i ka rënë qytetit të Gjilanit për shkak të johumanitetit që treguan qytetarët e këtij qyteti ndaj një të moshuari, i cili vdiq në mes të rrugës dhe askush nuk i dha ndihmë. Madje disa kaluan përskaj xhenazes pa i bërë fije përshtypje fakti se bëhej fjalë për një jetë njeriu. Tashmë i vdekuri, ishte 63 vjet nga rajoni i Kumanovës dhe viteve të fundit jetonte në Gjilan.
Prokuroria Themelore në këtë qytet ka nisur hetimet për vdekjen e 63-vjeçarit, i cili ishte parë i alivanosur përgjatë rrugës magjistrale Gjilan – Ferizaj të shtunën, përpara se të ndërronte jetë.
Rasti ishte incizuar nga kamerat e një lokali pranë rrugës, teksa shihej i shtrirë në tokë – i alivanosur. E në video-inçizim dëshmohet se si asnjë kalimtar rasti nuk ishte ndalur ta ndihmonte të të ndjerin.
Insajderi ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Agron Ukën, i cili ka dhënë detaje për çështjen në fjalë. Uka bëri të ditur se shtetasi i Maqedonisë vuante nga një sëmundje kardiake.
I pyetur se çfarë përgjegjësie kanë kalimtarët që nuk i ofruan ndihmë 63-vjeçarit, Agron Uka thotë se kalimtarët të cilët e kanë parë viktimën mund të japin arsyetime të ndryshme për mos ndaljen e tyre pranë personit që ndërroi jetë dje. Duke thënë se “këtë rast është vështirë për ta hetuar”.
“Kalimtarët me veturë nuk janë ndalur, një pjesë janë frikësuar, një veturë aty pari mundet me thonë se nuk e ka ditë, kam qenë për ngut, mundet me thonë që e kam parë vetëm një njeri të shtrirë, mundet me thonë që vetëm telash mundet me na sjell”, ka arsyetuar prokurori Uka injorimin e kalimtarëve të rastit, ndaj alivanosjes së 63-vjeçarit.
Mirëpo, Uka ka sqaruar rastet e tilla kur personat mund të mos i ofrojnë ndihmë të tjerëve.
“Nëse e ka ndalur veturën edhe është afruar afër edhe ka vërejtur gjendjen e keqe shëndetësore… dhe si ka ofruar ndihmë, atëherë është krejt tjetër, por nëse ai ka ndërruar jetë shumë më herët, dhe kalimtarët kanë kaluar, atëherë ne nuk kemi të bëjmë me vepër penale. Se ai vetëm ka ndërruar jetë”, ka thënë prokurori Uka për Insajderin.
Ndryshe, një djalë i ri, në bazë të policisë, thotë se ka kaluar aty pari, pasi ka ndërruar jetë, por mosha e re e djaloshit e ka frikësuar, në momentin kur e ka pa ashtu është frikësuar edhe e ka ndal një kamion ku i ka tregu që një person është alivanosur, edhe a bën që ta transportoj, por që ai i ka thënë se nuk mundem në këtë gjendje. Djaloshi në start ka thirrur policinë.
Uka ka treguar se “viktima ishte shtetas i Maqedonisë, dhe ishte i moshuar, ai ishte duke u kthyer nga tretmani mjekësor të cilin kishte shkuar në mëngjes që ta merrte. Sipas informacioneve zyrtare, ai kishte probleme me diabet dhe me zemër, dhe në këtë rast ka ndikuar moti shumë i nxehtë me temperatura rreth 40 gradë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot? Nëse administratori i pronës suaj ka rritur tarifat mujore pa shpjegime, ligji austriak u jep atyre...
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit