Kosova
Vdes në një aksident trafiku basketbollisti Gazmend Sinani
Në këtë aksident, kanë pësuar lëndime edhe basketbollistët, Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti i përfaqësueses kosovare, Kujtim Shala
Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani ka vdekur në një aksident që ka ndodhur në Gjakovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës e cila po ashtu ka njoftuar se në këtë aksident, kanë pësuar lëndime edhe basketbollistët, Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti i përfaqësueses kosovare, Kujtim Shala.
Ndërsa ngushëllime familjes së të ndjerit i kanë shprehur liderët institucional të Kosovës. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas vdekjes tragjike të basketbollistit të Kosovës, Gazmend Sinani, u ka shprehur ngushëllime familjes Sinani, miqve dhe FBK-së, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë.
Familjen Sinani e ka ngushëlluar edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e përfaqësues të tjerë të partive politike.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












