Lajme
Vdes mjeku Fadil Zuka nga COVID-19
Ka ndërruar jetë mjeku familjar Fadil Zuka, si pasojë e infektimit me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një njoftimi, ku edhe ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe kolegët e doktorit Zuka.
“Ndahet nga jeta mjeku familjar Dr. Fadil Zuka. Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’i shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulantën e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë janë rreth 500 profesionistë shëndetësorë të infektuar me këtë virus, 120 prej tyre mjekë.
Ndërsa, aktualisht në total raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 669.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











