Shkurt.ch
Vdes ish ministri Otto Stich
Ai ka qenë njëri ndër ministrat më të besueshëm dhe më të afërt me popullin”, ka thënë klryetari i SP-së, Levrat
Ka vdekur dje në moshën 85 vjeçare ish ministri dhe presidenti i Zvicrës, Otto Stich. Ai ka mbajtur postin e ministrit të financave nga viti 1983 deri në vitin 1995 kur ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Stich ka qenë anëtar i Partisë Socialdemokrate, ndonëse për tu zgjedhur në postin e ministrit federal nuk pati gëzuar përkrahjen e partisë së tij.
Ndër sukseset kryesore të Stich-ut në funksionin e ministrit të financave ka qenë vënia në fuqi e tatimit të vlerës së shtuar, e cila qe pranuar me votat e popullit vetëm në përpjekjen e katërt.
Në fund të vitit 2011 Stich pati publikuar autobiografinë e tij me titullin “Unë, thjesht, mbeta i thjeshtë”.
Kryetari aktual i Partisë Socialdemokrate, Christian Levrat ka vlerësuar lartë ish ministrin. “Ai ka qenë njëri ndër ministrat më të besueshëm dhe më të afërt me popullin”, ka thënë ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














