Bota
Gjermani: Vdes i riu nga Mitrovica, i rrëzohet krani
Dy persona mbeten të vdekur dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore
Një incident gjatë punës ka marrë jetën e Rexhep (Nasuf) Kurtit nga fshati Vllahi e Mitrovicës.
Ai kishte qenë duke punuar bashkë me dy kolegë në një kran, në momentin kur krani është rrëzuar, përcjell albinfo.ch.
Vdekjen, përveç Rexhepit, e ka gjetur edhe një person tjetër, ndërkaq i treti ndodhet në komë dhe nuk dihet për gjendjen shëndetësore. Vlen të theksohet se vetëm Rexhepi ishte shqiptar.
Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të mitrovicasit, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e ngushtë. Reporteri.net ka konfirmuar rastin edhe nga familjarë të ngushtë.
Ndërkohë, qytetarë të Mitrovicë kanë nisur të shprehin ngushëllime në faqet sociale të këtij qyteti.
Ndryshe, Rexhepi nuk është njeriu i parë që humb jetën duke punuar jashtë vendit. Kështu ka ngjarë edhe me disa persona të tjerë, të cilët kishin dalë nga Kosova për të siguruar kafshatën e gojës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













