Bota

Vdes gruaja që pretendohet të ketë pasur 123 vjet

Më 2016, Bisembeyeva është shtuar zyrtarisht në Librin Rus të Rekordeve Botërore si personi më i vjetër në botë. Mirëpo ai pretendim nuk është konfirmuar kurrë nga subjektet ndërkombëtare

Tanzilya Bisembeyeva, e konsideruar si gruaja më e vjetër në Rusi, ka vdekur në moshën 123-vjeçare.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar familjarët e Bisembeyevas dhe zyrtarët lokalë më 30 tetor të kenë thënë se ajo ka vdekur javën e kaluar dhe është varrosur më 26 tetor në fshatin e saj, në afërsi të kufirit të Rusisë dhe Kazakistanit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Dokumentet zyrtare thonë se Bisembeyeva, me etni kazake, ka lindur më 14 mars të vitit 1896.

Ajo ka pasur tre djem, 10 nipër, 13 stërnipër, dhe dy stër-stërnipër.

Më 2016, Bisembeyeva është shtuar zyrtarisht në Librin Rus të Rekordeve Botërore si personi më i vjetër në botë. Mirëpo ai pretendim nuk është konfirmuar kurrë nga subjektet ndërkombëtare.