Bota
Vdes edhe personi i dytë nga koronavirusi në Francë
Evropa është vënë në alarm nga përhapja e shpejtë e koronavirusit. Autoritetet franceze sot e konfirmuan vdekjen e dytë, ndërsa ekziston frika se numri i personave të infektuar në Itali mund të vazhdojë të rritet.
Zyrtarët francezë njoftuan se një burrë 60-vjeçar vdiq gjatë natës pasi u dërgua në gjendje të rëndë në një spital të Parisit. Viktima e parë në Francë ishte një 80-vjeçar kinez.
Ndryshe, qeveria greke ka njoftuar se do t’i mbyllë shkollat, kishat, kinematë dhe sallat e sporteve, nëse konfirmohen raste të koronavirusit në territorin e saj.
Italia është shteti më i goditur nga koronavirusi në Evropë deri më tash. Aty janë regjistruar 11 vdekje dhe 322 raste të infektimeve, shkruan “Daily Mail”.
Personat që më parë kishin qenë në Itali tashmë e kanë përhapur koronavirusin edhe në shtete të tjera, përfshirë Austrinë, Kroacinë, Zvicrën, Gjermaninë, Francën, Spanjën dhe Algjerinë.Frikë për numër të madh të personave të infektuar ekziston edhe në Britaninë e Madhe për shkak të vizitës së shtetasve britanikë në Itali gjatë pushimeve dimërore.
Deri më tash, më shumë se 81 mijë persona janë infektuar me virusin e ri në mbarë botën, ndërsa gati 2800 kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











