Lajme
Vdes 22-vjeçarja pasi i bie celulari i lidhur në rrymë në vaskën me ujë
Policia paralajmëron qytetarët që të mos përdorin pajisjet elektrike të lidhura me rrjetin elektrik në zonën e vaskës së mbushur me ujë, gjatë larjes
Një e re 22-vjeçe ka vdekur nga goditja elektrike në vaskë, në Gossau SG. Ajo kishte hyrë të bënte banjë në vaskë, duke pasur celularin të lidhur në burimin e energjinë elektrike, raporton sda.ch.
Aksidenti fatal ka ndodhur të enjten në mbrëmjen e kaluar, pas orës 20.00, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit St. Gallen.
Gruaja kishte hyrë në vaskë të mbushur me ujë dhe po shikonte një program në celularin e saj, transmeton albinfo.ch. Për arsye të panjohura, telefoni celular i kyçur në energji elektrike do të ketë rënë në ujë.
22-vjeçarja zvicerane me atë rast ka pësuar dëmtime fatale si pasojë e goditjes elektrike.
Përveç shërbimit të ndihmës së shpejtë me një mjek të urgjencës dhe disa patrullave nga policia e kantonit, në vendin e ngjarjes ishte thirrur edhe shërbimi i policisë kriminalistike për të sqaruar rrjedhën e aksidentit.
Policia me këtë rast paralajmëron qytetarët që të mos përdorin pajisjet elektrike të lidhura me rrjetin elektrik në zonën e vaskës së mbushur me ujë, gjatë larjes.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











