Vdekja e Papës Françeskut tronditi të gjithë botën. Kësaj dhimbje të madhe iu bashkua edhe bota e futbollit, mbi të gjitha në Itali, ku të gjitha ndeshjet e planifikuara për të hënën u shtynë në një datë të papërcaktuar.
Vetë Lega Serie A doli më pas me një njoftim zyrtar, duke bërë me dije se katër takimet—Torino–Udinese, Cagliari–Fiorentina, Genoa–Lazio dhe Parma–Juventus—do të luhen të mërkurën, më 23 prill, në orën 18:30, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu, të mërkurën do të zhvillohet edhe derbi i “Madonnina”, Inter–Milan, në orën 21:00, ashtu siç ishte parashikuar fillimisht. Mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me javën e 34-të të Serie A, që është në program nga e premtja deri të dielën.
Serie A mbetet pezull, pasi nuk është përcaktuar ende se kur do të zhvillohen homazhet dhe ceremonia e përkujtimit të Papës Françeskut për banesën e tij të fundit. Në Itali do të mbërrijnë krerë shtetesh nga e gjithë bota, mes të cilëve edhe Donald Trump, i cili ka konfirmuar prezencën.
Ekipi më i prekur nga kjo situatë pritet të jetë Inter, teksa zikaltërit nuk preferojnë një ngjeshje edhe më të madhe të kalendarit, pasi janë ende në garë në Serie A, Champions League dhe Kupën e Italisë.