Lajme
Vazhdon trendi i rritjes: 1172 infeksione të reja në Zvicër
Ky numër është pak më i madh se ai i raportuar një ditë më parë, kur për herë të parë nga fundi i marsit, kishte kaluar mbi shifrën 1000
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 1172 raste të reja pozitive me koronavirus, njofton srf.ch.
Ky numër është pak më i madh se ai i raportuar një ditë më parë, kur për herë të parë nga fundi i marsit, kishte kaluar mbi shifrën 1000, (1077) shkruan albinfo.ch.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 584 ose 87 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi i rritjes është shumë i shpejtë, thonë në BAG.
Shkalla mesatare e trasteve pozitive në 7 ditët e fundit ka qenë 6 për qind. Kjo i bie, mesatarisht rreth 6 në 100 teste ishin pozitive. Kjo do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind është tejkaluar.
Nëse numri i rasteve të raportuara vazhdon të rritet ndërkohë që nuk testohet më shumë, ka mundësi të ketë një numër më të lartë të rasteve të pa raportuara, transmeton albinfo.ch. Numri i testimeve të realizuara në mesataren 7 ditore është 10,104 teste në ditë dhe kështu është rritur me 4 për qind në krahasim me javën e mëparshme.
BAG raporton po ashtu edhe 2 raste të reja të vdekjes. Numri i pranimeve në spital ka qenë 9 persona me një mesatare 7-ditore. Kjo është 5 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















