Lajme
Vazhdon rënia e rasteve në Zvicër: BAG raporton 923 infeksione të reja
415 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spital për Covid ose 15 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 923 raste të reja të testuara pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Kjo e vë mesataren 7-ditore në 906 raste që është 17 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 150.84.
BAG gjithashtu ka raportuar 39 shtrime të reja në spitale, duke bërë që mesatarja 14-ditore të jetë 22 shtrime në ditë, transmeton albinfo.ch. Kjo është 29 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
415 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spital për Covid ose 15 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht, 143 pacientë me Covid-19 po mbahen në repartet e kujdesit intensiv. Kjo është 9 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) aktualisht janë 70 për qind të zënë.
BAG raporton 9 raste të vdekjes nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Mesatarja 7-ditore është 3 të vdekur. Kjo është 23 për qind më pak se në javën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












