Lajme
Vazhdon rënia e infeksioneve: BAG raporton vetëm 756 raste të reja
Janë regjistruar 6 vdekje. Mesatarja 7 ditore është 2 të vdekur ose 41 për qind më pak se në javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 756 raste të reja pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve është 729 raste ose 30 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 131.25 ndërsa shkalla mesatare pozitive 7 ditore, 3.9 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.
Mesatarja 7-ditore e testeve është 22,348 teste në ditë, që është 22 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG raporton 6 raste të reja të vdekjes në lidhje me Covid 19. Mesatarja 7 ditore është 2 të vdekur ose 41 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton për 498 njerëz të cilët janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Kjo është 22 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane aktualisht përdoren në masën 73.0 për qind. Ndërsa, përfshirë shtretërit ad-hoc, 68.0 përqind. Nga këta, 15 për qind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht