Kosova
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dje, pas përfundimit të dëshmisë nga Steven Russell, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës. Ai është dëshmitari i mbrojtur W03871, i cili, sipas përmbledhjes së paraqitur në gjykatë nga ZPS-ja, iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998, shërbeu në shumë vende, duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së dhe vepronte si komandant.
Procesi gjyqësor në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët” do të përfundojë sot për këtë javë, për të vazhduar të hënën, më 26 gusht.
Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












