Kosova
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Në seancën e sotme pritet të vazhdojë dëshminë e tij dëshmitari i 65-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe pyetjet për atë i ka filluar dje prokurorja Alexandra Insinga, e cila nga përmbledhja që lexoi ka thënë se dëshmitari është i afërm i një viktime të zhdukur nga Drenoci.
“Dëshmitari është i afërm i një viktime që është vrarë dhe zhdukur nga Drenoci. Dëshmitari 04710 do të përshkruajë se çka ka bërë viktima para se të zhdukej nga Drenoci, herën e fundit kur e ka parë atë dhe përpjekjet e anëtarëve të familjes për të kuptuar se çfarë i ndodhi këtij personi”, ka deklaruar prokurorja.
Pas kësaj, me kërkesën e prokurores, seanca ka kaluar në seancë private me arsyetimin për mbrojtjen e dëshmitarit.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










