Kosova

Vazhdon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

Këtë të hënë në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara vazhdon gjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto janë seancat e para për vitin 2024 për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Të katër akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata u paraburgosën nga Gjykata në vitin 2020.