Shqipëria
Vazhdon fenomeni i martesave të hershme te shqiptarët
Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike
Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.
Eglantina ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua nga babai i saj pasi nuk donte t’ia prishte qefin. Sot ajo është 17 vjeçe dhe e ve me një vajzë 7 muajshe. Bashkëshorti i saj u vetëvra para disa javësh në fshatin Plan Bardhë në Klos.
Eglantina tregon për “Fiks Fare” se si ishte jeta e saj pasi u martua 14 vjeçe. Me bashkëshortin 13 vjet më të madh kishin pasur vetëm mosmarrëveshje, pasi ai shpesh pinte dhe më pas e dhunonte. Pas një dite që babai i saj i kishte dhënë bekimin e martesës ishte mbytur aksidentalisht në lumë dhe në shtëpinë e saj të vajzërisë tashmë kishin mbetur vetëm nëna dhe dy motrat, përcjell albinfo.ch.
Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike. Madje pjesë e tyre ishte bërë një herë edhe nëna e saj, ku te tre në makinë bashkë me vajzën e vogël, bashkëshorti i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do e vriste. Pas kësaj ngjarje nëna e kishte larguar dhëndrin nga shtëpia, duke mos e lënë më të bijën të vuante nga dhuna që ushtronte i shoqi. Aty fillojnë edhe problemet më të mëdha sociale, ku si pasojë pati një të vdekur.
Eglantina tregon tmerrin që ka përjetuar ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj. Edhe pse para pak ditësh si pasojë e dhunës dhe kërcënimeve pa fund ishte pajisur me urdhër mbrojtje , kjo nuk e ka penguar 30 vjeçarin të shkonte me armë në dorë në shtëpinë e saj.
“Unë isha në shtëpi, me motrat e mia. Mami nuk ishte në shtëpi. Dy motrat ikën te bagëtia. Unë kisha gocën e vogël në krahë, 7 muajshe.
Burri i fut brenda me një automatik, e mbante në dorë, e mbylli derën me çelës dhe më tha se do të vrasë ty dhe veten. Nga të bërtiturat e mia erdhën edhe motrat e të treja po bërtisnim”, tregon Eglantina.
Për 20 minuta ajo ka mbetur e vetme me bashkëshortin e saj në një dhomë pasi motrat e saj ai i mbylli në një dhomë tjetër. Nga të bërtiturat e vajzave komshinjtë dhe familjarët e tjerë kishin njoftuar policinë, por ai i kishte kërcënuar edhe ata.
Në gjendje të rënduar psikologjike 30 vjeçari më pas ishte larguar, ku dhe u gjet më vonë nga policia i pa jetë me një plumb në kokë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












